Ndryshe ngase ishte paralajmëruar, nuk ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë në të gjithë Kosovën. Komuna e Drenasit, Prizrenit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë konfirmuar që fillimi i regjistrimit është shtyrë për të hënën. Në Zveçan, në mesditë, të gjitha ekipet që kishin dalë në teren u njoftuan se vetëm duhet të informojnë qytetarët për procesin, duke shpërndarë fletushka.