Zamira Durda ishte përgatitur për të dëgjuar pretencën që do shpallte SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Por prokurorët e posaçëm nuk janë ende gati pasi trajnimet dhe hetimet e tjera ua kanë ngarkuar agjendën. Se çfarë qëndrimi do të mbajë SPAK dhe sa burg do të kërkojë për Fatmir Mediun nuk dihet ende. Shkak u bë edhe mungesa e dy prej prokurorëve që seanca të dështojë.