Sërish është shtyrë seanca paraprake për dosjen “Partizani”, e cila u la në 5 maj në orën 11:00. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila po ndjek nga afër seancën, bën me ndije se përmes avokatit Genc Gjokutaj, Sali Berisha ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes. Kërkesa u depozitua pak përpara se të shprehej gjyqtarja e hetimit paraprak. “Në këtë seancë që ishim sot na takon vetëm ne të depozitojmë kërkesë, prokurori ka një moment tjetër kur shpreh vendim në lidhje me pranimin ose rrëzimin e kërkesës sonë”, tha Gjokutaj pas seancës.