Top Channel/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, mungonin kreu i PD, një prokurore dhe avokatët
30/06/2025 15:01

Seanca e parë gjyqësore e themelit pritej të mbahej të mbahej këtë të hënë për dosjen “Partizani”. Akuzat rëndojnë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, Jamambër Malltezit, Xhimi Begesë. Fatmir Bektashi, Andia Pushtina dhe shoqërive Homeplan shpk dhe Kontakt shpk. Seanca e parë u hap nga tre gjyqtarët Elsa Ulliri Kryesuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj anëtarë, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Në seancë mungonte Fatmir Bektashi për arsye shëndetësore dhe kreu i PD, Sali Berisha. Ndërsa Andia Pustina nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit dhe kërkonte të përfaqësohej nga avokati i saj Klodian Skënderi. Nga ana tjetër, njëri nga avokatët e ish kryeministrit Berisha, Klodiana Gjyzari deklaroi: Koha ka qenë e shkurtër dhe ne nuk kemi dijeni nëse zoti Berisha është njoftuar për seancën e sotme. Mësohet se fletëthirrja për Berishën është marrë dhe firmosur nga Malltezi. Elsa Ulliri: Zoti Malltezi e keni njoftuar të pandehurin Berisha në lidhje me seancën e sotme? Jamarbër Malltezi: Nuk e kam njoftuar. Në një shkresë policia bëri me dije se ia ka dorëzuar fletëthirrjen zotit Berisha dhe se ai është në dijeni për seancën e sotme. Prokurori Arben Kraja: I pandehuri Sali Berisha nuk është njoftuar për seancën e sotme, po ashtu shoqëria Homeplan shpk konstatojmë se nuk ka avokat në sallë. SPAK kërkoi që seanca të shtyhet dhe të caktohet një datë tjetër dhe pas kësaj u vendos që seanca të shtyhej dhe të mbahej në datën 21 korrik ora 10:30. Gjykata: Të konsiderohet e pranishme Andia Pustina dhe të mbrohet nga avokatja Klodiana Gjyzari. Gjykata legjitimon avokatët e të pandehurve. Seanca do shtyhet për në një datë tjetër. Kujtojmë se ish kryeministri Sali Berisha ndodhet nën masën detyrim paraqitje, kurse dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi në arrest shtëpie.

Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07