Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shtrua me urgjencë në spital, ndërsa shkaku ka qenë dehidratimi, pasi i nxehti i fortë ka “pushtuar” vendin. Pas nënshtrimit të analizave, testet fillestare të Netanyahut dolën normale dhe se tashmë është në gjendje të mirë. Ai u shtrua të shtunën në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, një periferi e Tel Avivit, ndërsa tashmë po i nënshtrohet analizave.