Tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës po shndërrohen në truall ndërtimi. Ky trend ka filluar që me ndërtimin e rezidencave dhe bizneseve luksoze në këto lokalitete, për pasojë edhe çmimet e tokës për metër katrorë u rritën në mënyrë të shpejtë. Zona më e shtrenjtë periferike është ajo e Farkës, ku brënda një 5 vjeçari çmimi I tokës kushton 6 herë më tepër. Po ashtu e njëjta situate shihet edhe tek zonat e tjera periferike të kryeqytetit, si Mulleti, Peza dhe Petrela. Ata që po zgjedhin të jetojnë në periferi më së shumti I përkasin shtresës së kamur.