Top Channel/ Shtrenjtohet nafta greke, lufta rrit çmimet në tregun me pakicë
05/03/2026 20:03

Çmimet e karburanteve në Greqi po shënojnë rritje të reja, nga tensionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe luhatjet e çmimit të naftës, në një periudhë kur situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po krijon presione të ndjeshme .Në tregun me shumicë, çmimi i benzinës pa plumb është rritur brenda një jave me 2 cent dhe si rrjedhim në tregun me pakicë çmimi mesatar i benzinës në të gjithë Greqinë ka arritur rreth 1.77 euro për litër, ndërsa nafta e makinave është rritur në rreth 1.59 euro për litër.Në zonat malore dhe ishujt çmimet janë nga 5-15 cent më të larta. Ekspertët tregojnë si shkak zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku çmimi i naftës Brent është rritur nga rreth 73 dollarë për fuçi në fund të shkurtit, në mbi 80 dollarë në fillim të marsit.Ndërkohë, autoritetet greke kanë kryer më shumë se 700 kontrolle në pika karburanti në të gjithë vendin dhe në rastet ku janë konstatuar shkelje janë vendosur gjobat përkatëse.Ekspertët paralajmërojnë se zhvillimet e ardhshme do të varen nga stabilizimi i çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Sipas tre skenarëve që qarkullojnë në treg, nëse nafta mbetet rreth 80 dollarë për fuçi, benzina në Greqi mund të lëvizë nga 1.80 deri në 1.90 euro për litër. Ndërsa në një skenar ekstrem me naftën deri në 140 dollarë për fuçi, çmimi i saj mund të ngjitet edhe në 2.40 deri në 2.50 euro për litër.Ndërkohë rritje me 50% ka pësuar cmimi I gazit natyror në tregun me shumicë para 3 ditësh për tu ulur disi ditën e djeshme me 10%.Ekspertët theksojnë se si një vend që importon pjesën më të madhe të energjisë, Greqia është veçanërisht e ndjeshme ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare, çka do të thotë se çdo rritje e çmimit të naftës kalon relativisht shumë shpejt edhe te konsumatorët.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04