Pavarësisht se këtë vit kastravecët po tregtohen me çmim më të lartë, fermerët në zonën e Darsisë në Lushnje thonë se në treg ka kërkesë të lartë. Nga serat një kg kastravec po shitet me 100-120 lekë për kg dhe ky çmim për fermerët duket se ështe i leverdisshëm. Fermerët thonë se rritjen e çmimit të këtij produkti e ka diktuar ulja e sasisë së prodhimit. Sakaq serat me domate në këtë zonë nuk janë ende gati për treg për shkak të problemeve gjatë trajtimit me pesticidet. Ata thonë po ashtu se edhe sasia e kastravecit që prisnin te merrnin ështe përgjysmuar. Fajin ua vënë kimikateve dhe ushqyesve për bimët, të cilat thonë se nuk janë cilësore çka ndikon në zhvillimin e bimës.