Nga sot, 1 nëntor, të gjithë udhëtarët që do të përdorin linjën e transportit publik Kamëz-Tiranë dhe anasjelltas, do duhet të paguajnë me shumë. Kjo biletë, e cila deri dje kushtonte 40 lekë, do të rritet në 50 lekë. Rritje me 10 lekë ka pësuar edhe linja e urbanit Paskuqan-Tiranë, e po ashtu, edhe aboneja mujore, nga 1200, në 1400 lekë.