Një familjeje elbasanase i duhen minimalisht 30 vite punë për të blerë një shtëpi. Trendi i rritjes së çmimeve vijon me ritme të larta, duke shkuar nga 30% deri në 50%. Sipas agjentit imobiliar Shpëtim Basha, në zonat qendrore të qytetit, çmimi për metër katror arrin deri në 1300 euro, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen për familjet me të ardhura mesatare dhe çiftet e reja. Kjo situatë, sipas Bashës, po penalizon kryesisht qytetarët që jetojnë me paga mujore, ndërsa të vetmit që arrijnë të përballojnë këto çmime janë emigrantët.