Qeveria angleze paraqiti disa ndryshime drastike në ligjin e emigracionit me ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek emigrantët shqiptarët të cilët duan të realizojnë bashkimet familjare. Nëse një emigrant shqiptarë sponsor i vizës së martesës apo bashkimit familjarë me ligjin aktual duhet të vërtetonte se kishte të ardhura vjetore 18.600 stërlina, me ndryshimet ligjore duhet të dëshmojë se të ardhurat vjetore i ka 38.700 stërlina.