Kriza energjetike globale ishte e paralajmëruar dhe autoritetet nuk treguan kujdes në menaxhimin e saj. I këtij mendimi është eksperti për energjinë Elton Cekrezi sipas të cilit rritja e çmimit të energjisë në import ishte e pritshme si rrjedhojë e kërkesës së lartë pas pandemisë. As sot kur situata është bërë shqetësuese kudo në botë dhe faturat e energjisë janë shtrenjtuar nga disa vende, qeveria nuk ka dalë me një plan masash se si do të menaxhohet situata.