Tregtarët në tregun industrial të Lezhë prej 1 janarit të këtij viti do të paguajnë një tarifë të shtuar prej 150 lekë më shumë për metër katror për vendin që ata tregtojnë. Ata thonë se nuk kanë patur asnjë sqarim për arsyen e rritjes së kësaj tarife, dhe se kjo shtesë rëndon më tepër në xhepat e tyre, duke sjellë deri në mbyllje të njësive tregtare.