Teksa ju ka mbetur edhe një ditë kohë për të bërë renditjen e degëve të preferuara të studimit, pjesa më e madhe e maturantëve e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Të dhënat paraprake tregojnë për një rritje të interesat për degët e bujqësisë, që vitet e fundit kanë pasur probleme, për shkak se nuk arrihej të plotësohej numri i nevojshëm i studentëve për të zhvilluar lëndët në auditore.