Pavarësisht deklaratave dhe zotimeve për të shkuar drejt shërbimeve online çka pritej të sillte edhe një reduktim të sporteleve dhe punonjësve të administratës, numri i tyre vijon të rritet vit pas viti. Sipas të dhënave të Instat, numri i të punësuarve në shtet arriti në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022 në mbi 182 mijë punonjës, mbi 2 mijë më shumë se kundrejt të njëjtën periudhë të një viti më parë.