Sllovenia u bë vendi më i fundit europian që njeh shtetin palestinez. Parlamenti slloven votoi në favor të kërkesës së qeverisë për hedhjen e një hapi të tillë duke ndjekur kështu shembullin e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë. Ministrja e jashtjme sllovene, Tanja Fajon e përshkroi këtë si një moment mjaft të rëndësishëm.