Spitali Rajonal i Fierit po përballet këto ditë me një fluks të shtuar të grave dhe vajzave që kryejnë mamografinë. Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, megjithëse sensibilizimi për depistimin e hershëm bëhet gjatë gjithë vitit, shifrat e të diagnostikuarve me kancer gjiri janë gjithnjë në rritje.