Në Vlorë numri i çështjeve për zgjidhjen e martesës është rritur. Të dhënat nga Gjykata e Vlorës tregojnë se në 2022-in ishin 530 çifte në proces divorci, rritje e ndjeshme nga një vit më parë. Por cilat janë shkaqet që po prishin familjet në qytetin e Vlorës. Avokatët e çështjeve civile listojnë një sërë arsyesh, nga më banalet tek më madhoret. Një tjetër trend në rritje që po përballet Gjykata vitet e fundit janë martesat fiktive vetëm për dokumente