Shqipëria këtë vit do të presë më shumë turistë të huaj, kjo pasi çmimet e biletave janë ulur. Linja ajrore Wzz Air sot ka njoftuar për shtimin e flotës duke shkuar në 5 avionë dhe 2 destinacione të reja, në Barcelonë dhe Koln të Gjermanisë. Gjatë muajit korrik dhe gusht, bileta e udhëtimit nga aeroporti drejti Spanjës dhe Gjermani do të kushtojë 29.99 euro.