Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit po përgatitet të presë për herë të parë udhëtimet transoqeanike. Në kantier po vijojnë punimet për të zgjeruar pistën, terminalin dhe njëkohësisht për krijimin e vendqëndrimeve të reja, që do të akomodojnë avionët që vijnë nga përtej Atlantikut. Sipas zv.kryeminsitres dhe njëherazi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ky është një premtim i mbajtur për aviacionin civil shqiptar