Rreth 800 mijë euro ka shpenzuar Kosova vitin e kaluar për të paguar pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën gjatë trazirave të fundit në veri e klasifikuan si terroriste. Serbët e sistemuar në institucione të Kosovës bazuar në marrëveshjen e Brukselit, po vazhdojnë të paguhen edhe pse nuk shkojnë në punë. 129 serbë të kësaj organizate, e cila është shpallur terroriste nga Qeveria, janë paguar për çdo muaj. Opozita e konsideron skandaloze këtë situatë.