Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë njoftimet se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e tërheqjes së forcave amerikane nga Europa Lindore, para bisedimeve me Rusinë javën e ardhshme. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e bëri sqarimin në përgjigje të një kërkese nga Zëri i Amerikës, pasi rrjeti NBC Neës njoftoi më herët se zyrtarët amerikanë po përgatiten të propozojnë diskutime për reduktimin e dislokimeve të trupave amerikane dhe stërvitjeve ushtarake në Europën Lindore, nëse Moska tregon se është serioze për negociata.