Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi. Veliaj bëri me dije se ky memorandum nënshkruhet si fillim i bashkëpunimit për projektin e Shtëpisë së Dritëro Agollit dhe në kuadër të Paktit me Universitetin. Gjithashtu kryebashkiaku sqaroi se do të bashkëpunojë me Fakultetin e Histori-Filologjisë edhe për dy shtëpi të tjera muze që do të bëhen, si “Sarajet e Toptanasve” dhe shtëpisë së Libohovitëve.