Të gjithë ata që lëshojën apartamente apo vila me qira do duhet të regjistrohen pranë qendrës kombëtare të biznesit dhe të pajisen me certifikatën e kategorizimit nga ministria e turizmit. Të ardhurat e tyre nga aktiviteti do tatohen me 15% tatim fitim. Qeveria ka nxjerrë për konsultim projektligjin e ri, që rregullon tregun e dhënies së shtëpive me qira. Tashmë struktura akomoduese do të quhen edhe 5 kategori të reja, ku përfshihen apartamentet, bllok apartamentesh, vilat, Hotel Trashëgimi Kulturore, Hotel i shpërndarë dhe Dhomë Standard. Të dhënat tregojnë se janë rreth 14 mijë shtëpi të listuara në platformën AirBNB deri në majin e këtij viti që momentalisht nuk paguajnë asnjë taksë.