20 familje që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit kanë marrë çelësat e banesave të reja në Vaqarr, në lagjen e re të ndërtuar nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me qeverinë. Më herët, bamirësit e “Fundjavës Ndryshe” kanë dhuruar edhe 11 shtëpi të tjera, ndërsa pas këtij kompleksi puna e tyre vijon dhe janë në proces ndërtimi edhe 13 ndërtesa individuale.