Situata e zjarreve në Greqi nuk po sheh përmirësim, ndonëse lufta me flakët vijon prej disa ditësh. Në pamjet e realizuara nga gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe duket se si janë shkrumbuar shtëpi e makina prej zjarreve. Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.