Në Marikaj të Vorës është zbuluar një “shtëpi bari”. Policia e Shtetit ka ndarë pamjet e operacionit të bastisjes së saj, ndërsa sqaron se ishte përshtatur ambienti i brendshëm i një magazine me llamba për kultivimin e kanabisit në kushte laboratorike, Në ambiente të ndara shihen edhe kanabisi i kultivuar si edhe fidanët që janë në proces rritjeje.