Një magazinë shtetërore në zonën e Selitës në Tiranë ishte kthyer në “shtëpi bari”, e cila sipas policisë rezulton se ishte privatizuar nga tre shtetas. Sipas efektivëve blu gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.