Një banesë e kthyer në “shtëpi bari” është zbuluar nga policia në Krujë. Mësohet se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një personi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike. Brenda banesës ishin përshtatur dy ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat ishin mbjellur nëpër vazo dhe rrethuar me llampa.