Në një përpjekje të re të Perëndimit për të rikthye palët në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, janë ftuar të mërkurën në Bruksel për një takim ku do të diskutohet zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit. Ky takim pason dakordësinë e arritur në 10 korrik ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.