Për herë të parë në Shqipëri do të kalojë një shteg malor europian. Presidenti i "European Hiking Federation" Boris Micic në një takim zyrtar me presidentin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit bëri me dije se E6 është një nga rrugët malore europiane e cila do të hyjë në Shqipëri nga Shkodra përmes Malit të Zi dhe kilometrat e parë do të realizohen këtë vit kalendarik.