Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit, me origjinë nga Serbia. Personi në foto është viktima Aleksandër M, 38 vjeç, reper, i cili në të kaluarën ka publikuar këngë me reperët e njohur në Gjermani, Kollegah dhe Sun Diego, i njohur si “Aleks M”, sipas raportimit të gazetës gjermane WELT.