Në pritje të dërgimit nga Anglia në Ruanda në qendrën e dëbimit të azil kërkuesve Colnbrook afër aeroportit të Heathrow në Londër, mbahen 35 shqiptarë. Të mbërritur në Angli me gomone gjatë muajit Maj, ata kanë marrë njoftimin se azil kërkimi i bërë do të shqyrtohet në Ruanda. Gazetari i Top Channel , Muhamed Veliu përmes telefonit intervistoi njërin prej tyre. Genti është 21 vjeç. Pasi pagoi trafikantët kurdë në Francë 6.000 paund mbërriti në Angli në 20 maj duke kërkuar azil. Ëndrra e tij angleze po shndërrohet në një makth drejt Afrikës.