Media angleze “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të veçantë rastit të një shqiptari të dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri, por që ka arritur të marrë pasaportë dhe leje qëndrimi në Britaninë e Madhe. Ai është Arsim Murati, 46-vjeç. Sipas Daily Mail, në nëntor të vitit 1997, Murati bashkë me katër persona të tjerë i zunë pritë një furgoni duke qëlluar më armë në ajër e më pas grabitën të gjithë udhëtarët.