Familjet shqiptare kryesojnë në Europë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shpenzimet që kanë për të blerë ushqime në muaj. Në Europë, familjet harxhojnë mesatarisht 13.6% për ushqime në muaj apo tre herë më pak. Edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është vendi me më shumë shpenzime në këtë drejtim, ndërsa më të ulëtat i ka Serbia me 24%.