Të dielën e 17 dhjetori në Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare. Shqiptarët do të garojnë në dy lista të ndara, “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e bashkuar”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi dhe “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, nga Shaip Kamberi. Kjo ndarje mund të penalizojë shqiptarët për të siguruar edhe një ulëse të vetme në Kuvendin e Serbisë.