Regjistrimi i popullsisë në Serbi tregoi se shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në vend, një fakt ky që më parë ishte fshehur. Shifrat e fundit po interpretohen si dëshmi e faktit që minoriteti kombëtar shqiptar atje është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, sic pohon kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend