Sipas raportit të fundit të INSTAT-it, shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon. Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 43.7 orë në javë në vitin 2022, nga 43.3 orë vitin e mëparshëm, publikon INSTAT. Të dhënat e tjera të Euostat, që masin orët e punës për shtetet e Europës dhe disa vende të rajonit bëjnë të ditur se punonjësit shqiptarë kanë orët e punës më të gjata në Europë, së bashku me vende të tjera të rajonit.