Top Channel/ Shqiptarët “king-maker”: Maqedonia në zgjedhje lokale, por “tanët” rrezikojnë qeverinë!
19/10/2025 10:54

Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet për kryetare dhe këshilltarë në 80 komuna të vendit dhe në kryeqytetin Shkup. Mbi 1 milionë e 800 mijë votues pritet ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuesenë 3.480 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale. 112 mijë vetë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatë të pavarur. NUmrin më të madh të kandidatëve për kryetar komune, 16, e ka Shkupi. Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit për rajonalet që mbahen rreth një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Një ditë më parë votuan një kategori e caktuar personash: të sëmurët, ata që janë në arrest shtëpie, të burgosurit dhe personat në azilet e të moshuarve. Që të shpallen fitues, kandidatët duhet të sigurojnë mbi 50% të votave në raundin e parë, në të kundërt shkojnë në balotazh në nëntor. Sondazhet paraprake për zgjedhjet e teta të pushtetit vendor që nga pavarësia e vendit, tregojnë se në komunat me shumicë maqedonase gjendja është më e parashikueshme, por nuk është po kaq e thjeshtë të shihet fituesi në komunat shqiptare. VMRO-DPMNE kryeson në anketime me 26.7%, e ndjekur nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë me 11.1%, ndërsa forcë e tretë është BDI dhe Aleanca Kombëtare për Integrim me 9.9%. Në fund vjen Koalicioni VLEN me 7.5%., i cili është aktualisht partner në qeveri me VMRO-DPMNE-në. Analistët mendojnë për cdo rast se pavarësisht faktit që partia në pushtet, VMRO-DPMNE, është favorite në këto zgjedhje, rezultati mes partive shqiptare mund ta trondisë koalicionin qeverisës dhe të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45