Studentë të akademisë së arteve dhe liceut artistik ”Jan Kukuzeli” të Durrësit sollën mbrëmjen e kaluar këngët e bukura napoletane dhe ritmet e saj. Edicioni i tretë i festivalit të këngës napoletane u zhvillua në sallën e teatrit të Durrësit ku studentë dhe nxënës të kantos konkurruan me njëri-tjetrin para publikut artdashës dhe jurisë së festivalit e përbërë nga emra të njohur të muzikës shqiptare dhe italiane me kryetar tenorin e mirënjohur Kastriot Tusha, i cili vlerësoi prurjet dhe interpretimin e lartë të këngëtarëve, ndërsa theksoi se vitin e ardhshëm ky festival që lindi në kohët e vështira të pandemisë, duhet të zhvillohet edhe në Tiranë.