Numër i vogël i shqiptarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës në Serbi gjatë së dielës. Megjithatë ata që votuan thonë që po zhvillojnë luftë me asimilimin. Nga listat e votuesve janë larguar rreth 6 mijë shqiptarë për shkak të pasivizimit të vendbanimit. Në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Serbisë, shqiptarët bojkotuan këto të fundit. Ata nuk morën fletëvotimin për president. Kjo për shkak se sipas tyre kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata.