“Shqiponjat janë të uritura” ishte banderola e madhe që u shfaq në stadiumin e Arenës Kombëtare, në prag të nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Tifozët Kuqezi kanë menduar që të krijojnë menjëherë një atmosferë të ngrohtë për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Në shkallët e stadiumit, ata shihen duke kënduar e kërcyer me frazat e zakonshme dhe tipike të tifozërisë.