Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04/2026 14:06
Studentët shqiptarë të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, ndaluan para ministrisë së Drejtësisë ku kanë bërë thirrje që të lejohet të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, sikurse ligji e parashikon.