Top Channel/ Shqipërisë nuk i hapen negociatat/ BE e shtyn marrjen e vendimit për në muajin shtator
22/06/2021 19:46

Konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kthehet në pengesë për Shqipërinë në marrjen e aprovimit për zhvillimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE. Në Luksemburg ministrat e çështje europiane të vendeve anëtare të unionit, nuk shprehën asnjë kundërshti për avancimin e Shqipërisë drejt BE. Por ata qartësisht shprehën pikëpamjen se ky proces duhet të ecë paralel me Maqedoninë e Veriut, vend i cili edhe në këtë mbledhje ka gjetur kundërshtimin e Bullgarisë. Ministrat në Këshill u pozicionuan, kundër ndarjes së Shqipërisë në rrugëtimin evropian me Maqedoninë e Veriut. Në konferencën për shtyp përfaqësuesja e presidencës Portugeze Ana Paula Zacarias, sekretare shtete për çështjet europiane tha se, ishte e pamundur për të dhënë rekomandimin e çeljes së konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për këtë, duhet pritur presidenca Sllovene e BE-s që nis në fillim të Korrikut. Në shtator presidenca sllovene, do të paraqesë edhe kornizën e re negociuse të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-n. Ministri Gjerman për europën Michael Roth në këtë mbledhje bëri thirrje për lënien mënjanë të konflikteve bilaterale e të ecej përpara kur tha se çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara. “Le të mendojnë theksoi ai, në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani, ne nuk kemi asnjë interes të lejojmë vakum strategjik atje”. Në vizitën e tij në Tiranë në fund të majit, Ministri Roth gjatë vizitës së tij në Tiranë I parapriu zhvillimit të sotën në Luksemburg kur tha se “në këtë moment kemi një problem bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por tani po ndihmojmë”.

Top News- “Ja do vdesim, ja do rrojmë”, protestuesi merr flakë, çfarë ndodhi në protestën e PD
22/12 21:41
Top News- Policia marshon drejt Ministrisë së Brendshme, “në ndjekje” të protestuesve
22/12 21:20
Top Channel/ Kërkesat e opozitës në shesh/ PD njofton se tubimet do të vazhdojnë
22/12 20:52
Top Channel/ Bomba molotovi drejt Kryeministrisë, 1300 policë në luftë me protestuesit
22/12 20:51
Top Channel/ PD nis protestat kombëtare pas 5 foltoresh para kryeministrisë
22/12 20:51
Top Channel / Shpërndahen protestuesit, punëtorët e bashkisë nisin pastrimin e rrugëve
22/12 20:36
Top Channel/ Pas bombave molotov te Kryeministria, Berisha ‘shëtitje” deri te Kuvendi
22/12 20:36
Top News- Molotovë drejt Kryeministrisë, plasin flakët…momenti i tensioneve
22/12 20:11
Top Channel/ Pengmarrje dhe dhunë, zbardhet dosja e SPAK për AKSHi, skema që përdorej
22/12 20:03
Top News- Protestuesi provokon policët, nis dhuna në protestë
22/12 19:59
Top News- Përplasen makinat në Fier/ Aksident dhe në Lukovë, plagoset 15-vjeçari
22/12 19:57
Top Channel/ Protesta, Berisha: Edi Rama është bëjnë kufomë politike, funerali do ja bëjmë ne
22/12 19:46
Top Channel/ “Na pyesin, çfarë do bëjnë këta?”, Berisha: Ja do vdesim ja do rrojmë për liri
22/12 19:43
Top Channel/ Berisha: Ramën do ta heqim, askush mos të ketë iluzion që ai ikën me votë, kurrë
22/12 19:42
Top Channel/ Protesta, Berisha: Një prokuror guximtar pezullojë zëvendëskryeministren
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, kreu i PD: Ja ku jemi sot, më të vendosur se kurrë
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta e PD, Berisha: Rama, hidhi sytë këtij Bulevardi, nuk do njihesh më si…
22/12 19:40
Top Channel/ I riu demokrat: Ne jemi e ardhmja, ne do e çojmë Shqipërinë në Evropë
22/12 19:23
Top Channel/ “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, protestuesit brohorasin për liderin e PD-së
22/12 19:05
Top Channel/ Elda Hoti: Ne nuk kemi qeveri, t’i rrezojmë një orë më parë
22/12 19:02
DIGITALB DIGITALB