“100% jam shqiptar, 100% jam italian.” Në 1997 atëherë kur shqiptarët ëndërronin Italinë, mjeku mikrobiolog dhe virolog Natale Capodicasa vjen në Shqipëri për tu mos u larguar kurrë më. Qe profesioni ai që solli në Shqipëri, dhe e mbajti përgjithmonë dashuria. Në 1999 ai u dashurua me Dianën, nga kjo martesë erdhën në jetë tre fëmijë. Capodicasa: Si fillim erdha nga ana profesionale dhe kuriozitetit për të bërë një punë jashtë Italisë. Nuk e dija saktë se si ishte situata në Shqipëri në 1997, nga lajmet shikoja që ishte ë luftë. Me gjithë se unë u gjenda mirë.