Shqipëria drejton sot një nga seancat më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mbledhja e nivelit të lartë ku do të diskutohet për pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, por dhe adresimin e nevojave aktuale dhe të ardhshme humanitare, do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.