Për shkak të krizës energjitike dhe mungesës së burimeve të energjisë, Kosova sot nisi kufizimet e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve. Regjimi i kufizimeve u vendos me 6 orë furnizim dhe me dy orë shkëputje të energjisë. Por disa orë më pas Ministria e Energjitikës së Kosovës lajmëroi se kufuzimet janë ndërprerë pas ndihmës nga korporata elektroenergjitike shqiptare, e cila i dha energji Kosovës. Bashkëpunimi mes dy korporatave nisi prej orës 14 kur furnizimi i rregullt u rikthye në gjithë Kosovën.