34 kilogramë drogë u kapën në Pikën e Kalimit Kufitar të Goricës, ndërsa në pranga ranë dy shtetas grekë. Droga u zbulua gjatë operacionit policor të koduar “Gorica” ndërsa në pranga u vunë një 48-vjeçar dhe një 34-vjeçare, banues në Greqi, të cilët dyshohet se po transportonin lëndën narkotike cannabis sativa drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion final Greqinë.