Ambasadori gjerman: 4 grupkapituj në 9 muaj, garantojmë mbeshtetjen tonë 4 grup-kapituj në 9 muaj për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ambasadori gjerman, Karl Bergner, i ka cilësuar një rekord për Shqipërinë. Gjermania shpreh mbështetjen e plotë ndaj vendit tonë, ndërsa afati i hapjes së të gjithë grupkapitujve, sipas ambasadorit, do të përfundojë në fund të vitit.