FMN ka bërë disa projektime të reja në lidhje me plakjen e popullsisë. Sipas projeksioneve deri në 2070-ën, të moshuarit mbi 65 vjeç do të përbëjnë 40% të totalit të popullsisë nga 17%. Sipas institucionit ndërkombëtar, duke marrë në konsideratë emigracionin e lartë dhe lindshmërinë e ulët, pritet që kjo grupmoshë të jetë sa 80% i fuqisë punëtore, niveli më i lartë në të gjithë rajonin. Ekspertët shprehen se projeksionet janë më alarmante se më parë.